Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Vesel Krasniqi ka deklaruar, të premten, se është kërcënuar me jetë nga sekretari i ministrisë, Burim Rreci.
Ministri Krasniqi ka raportuar se për këtë ngjarje ka njoftuar policinë.
Sipas mediave kosovare, Rreci është rikthyer në punë tre ditë më parë, pasi një pezullimi nga puna me urdhër të ministrit në shtator.
Shkak për pezullimin nga puna ishte neglizhenca dhe mosbashkëpunimi nga ana e sekretarit.