Një ministër i kabinetit izraelit ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj planeve për vendojen e një ndalim-qarkullimi të ri kombëtar.
Ministri i strehimit Yaakov Litzman argumentoi qëndrimin duke thënë se këto masa do të pengonin besimtarët hebre të festojnë ngjarjet fetare në vijim të muajit.
Ndalim qarkullimi në Izrael hyn në fuqi në 18 shtator, që shënon edhe vitin e ri në kalendarin hebre dhe përfshin edhe ditën më të shenjtë të këtij kalendari për besimtarët, atë Yom Kippur në datë 27 shtator.
Ministri kërcënoi edhe me tërheqjen e partisë së tij ultra-Ortodokse Hebreje nga koalicioni qeverisës duke akuzuar qeverinë se po dënon dhe përbuz qindar mijëra qytetarë.
Izraeli që ka një popullësi prej 9 milion qytetarësh, ka raportuar më shumë se 3,000 raste të reja në javët e fundit.