Ministri Lleshaj: Kemi kapur ‘peshq të mëdhenj’

Nga Exit News
Ministri Lleshaj: Kemi kapur ‘peshq të mëdhenj’

Ministria i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi, të premten, se nën drejtimin e tj policia ka mundur të godasë kriminelë të rrezikshëm, të cilësuar nga të gjithë si ‘peshqit e mëdhenj të krimit’.

Në një intervistë për RTSH-në, Lleshaj u shpreh se arrestimi i disa prej anëtarëve të bandës së Eldi Dizdarit, në bashkëpunim me policitë e 10 shteteve të tjera, është një prej rasteve të arrestimit të ‘peshqve të mëdhenj’:

“Kjo është goditje e peshqve të mëdhenj.  Operacioni i fundit Los Blancos, sepse u zhvillua nga Europol dhe ku morën pjesë 10 shtete përfshirë edhe Shqipëria. Pra, Shqipëria ka luajtur një rol më shumë se proporcional. 

Ky operacion është ndryshim cilësor në qasje dhe volum në ngjitjen në hierarkinë e krimit.”

Zoti Lleshaj theksoi se për pjesëmarrjen në këtë operacion ‘policia shqiptare ka marrë përgëzime nga partnerët tanë.’

Kujtojmë se Eldi Dizdari u arrestua në 17 shtator në Dubai, ndërsa 19 anëtarë të tjerë të bandës së kokainës së Dizdarit u arrestuan në vende të ndryshme të botës, 5 prej të cilëve në Shqipëri.

Hetimet për bandën e rrezikshme të kokainës kanë nisur prej të paktën 5 vitesh nga antimafia italiane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>