Lleshaj: Morëm gaz lotsjellës nga Kosova, por nuk e përdorëm

Nga Exit News
Lleshaj: Morëm gaz lotsjellës nga Kosova, por nuk e përdorëm

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pranoi sot se ka huazuar një sasi gazi lotsjellës nga Kosova, por mohoi që ajo të jetë përdorur për të shtypur protestat e opozitës qershorin e vitit 2019.

Në një deklaratë nga salla e parlamentit, Ministri tha se gjatë protestave vitin e shkuar, gazi lotsjellës që u përdor nga policia ka qenë prej rezervave të shtetit. Ai ripërsëriti pretendimin se gazi i përdorur qe blerë nga qeveria e shkuar ndërsa theksoi se “menaxhimi i protestave” u bë “sipas librit të shkollës më të mirë evropiane të policisë”.

“Nga ka ardhur gazi lakrimogjen [lotsjellës] i përdorur… mund të kërkoni informacion. […] Gazi është prëdorur nga rezervat e policisë së shtetit që ka pasur në dispozicion që prej qeverisë së mëparshme. […] Sigiurisht nga Kosova në muajin qershor është marrë një sasi, por nuk është përdorur asnjëherë dhe është kthyer në dijeninë time nga është marrë”

Një vit më parë opozita organizoi protesta masive për rreth 2 muaj përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore të 30 qershorit. Pothuaj në të gjitha protestat, policia përdori gaz lotsjellës dhe mjete të tjera të dhunshme për të shpërndarë protestuesit.

Portali Insajderi raportoi këtë javë se qeveria shqiptare kishte huazuar rreth 500 granata gazi lotsjellës nga Kosova. Një ditë më pas ky raportim u konfirmua nga Policia e Kosovës, e cila këmbënguli se gjithçka ishte bërë sipas një marrëveshjeje mes dy shteteve.

Drejtuesi i Insider, Parim Olluri i tha gazetares Beti Njuma se marrëveshja është nënshkruar nga dy drejtorët e Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë, por për shkak të ligjit, Kosova e ka të ndaluar që t’i japë armë jo vetëm Shqipërisë, por asnjë vendi tjetër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>