Ministri Manjani për femrat politikane

Ministri Manjani për femrat politikane

Ministri i ri i Drejtësisë Ylli Manjani përveç se jurist e politikan i suksesshëm, duket se është edhe “njohës” i mirë i feminilitetit dhe estetikës femërore.

Para disa javësh ai ka marrë pjesë në një diskutim në emisionin Opinion, mbi bukurinë femërore dhe karrierën e tyre politike. Gjatë diskutimit, Zoti Manjani ka shprehur me një gjuhë të thjeshtë dhe popullore mendimet e tij estetiko-politike për disa nga politikanet më të rëndësishme botërore.

Ndër të tjera, ai e ka quajtur kancelaren gjermane “nona e dreqit”, kurse presidenten e Brazilit “katunarja e Brazilit”.

Më poshtë janë disa citime të plota të tij.

Për kancelaren gjermane Merkel:

“Shyqyr që janë shpikur pantallonat. Ku me e çu atë me minifund? Ajo mund të jetë e mirë për politikane, por jo për grua. Duhet të pyesim burrin e saj, po ndonjë hallexhi duhet të jetë. Andej nga jam unë i themi ‘nona e dreqit’”.

Për presidenten e Argjentinës:

“I ka buzët e bome, nuk e shef?”

Për presidenten e Brazilit Rouseff:

“Kë të shof, atë katunaren e Brazilit! Ku e ka të bukrën ajo?!”

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>