Më 15 nëntor 2016, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri prezantoi nismën e ministrisë për të dorëzuar armët pa leje “Mos gjuaj, por duaj”.
Siç Exit raportoi atëherë, Kodi Penal e cilëson armëmbajtjen pa leje vepër penale dhe ministria nuk kishte ndërmarrë asnjë nismë ligjore për të caktuar afate kohore gjatë të cilave dorëzimi vullnetar i armëve nuk do të përbënte vepër penale.
Gati një muaj më pas, më 7 dhjetor, qeveria miratoi një projektligj që propozonte vendosjen e aministisë deri më 30 prill 2017. Nisma ndryshoi dhe emrin në “Shqipëria pa armë”.
Prej më shumë se një jave, ministri Tahiri ka udhëtuar në gjithë Shqipërinë, nga fshati në fshat, për të promovur nismën, madje dhe për të mbledhur armët pa leje, të gjitha këto pa u zbatuar asnjë nga procedurat ligjore. Pra, të gjitha armët e mbledhura nga kjo fushatë janë pranuar pa asnjë masë sigurie apo regjistrim, duke vënë në rrezik, vetë ministrin, policinë dhe personave të tjerë të pranishëm.
Në videon e postuar nga ministri Tahiri, qytetarët vënë armët pa leje në një tavolinë përpara ministrit.
Vendimi aktual i Këshillit të Ministrave, i cili përcakton procedurën e duhur për pranimin e armëve dhe municioneve pa leje është miratuar vetëm nga Këshilli i Ministrave më 8 shkurt, dhe hynë në fuqi vetëm kur botohet në Fletoren Zyrtare.
Vendimi “Përcaktmin e procedurave të dorëzimit vullnetar në të armëve të zjarrit të çdo lloji dhe trajtimin e tyre nga struktura e Policisë së Shtetit” përcakton gjithë procedurën që duhet ndjekur, e cila përfshin regjistrimin e ish- pronari, kohën kur është dorëzuar, hartimi i një rekordi, dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes për asgjësimin e armëve të paligjshme.
Deri më tani, shoqëruesit e ministrit Tahiri nëpër ture nuk kanë ndjekur asnjë nga këto procedura e nuk dihet se ku kanë përfunduar armët e mbledhura.
Ditët e fundit, ministri Tahiri akuzoi publikisht firmat private të sigurisë për krijimin e situatave të pasigurta që mund të çojnë deri në grabitje të armatosur. Por vetë veprimet e ministrit, tregojnë një mospërfillje të plotë të ligjit e të kushteve të sigurisë të punonjësve të Policisë.