Ministri Tahiri: Haki Çako dhe dy punonjësit e tjerë nuk kanë shkelur ligjin

Ministri Tahiri: Haki Çako dhe dy punonjësit e tjerë nuk kanë shkelur ligjin

Ministri Tahiri mori në mbrojtje Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako dhe dy punonjësit e tjerë të policisë,të pezulluar sot nga detyra me vendim të Gjykatës së Tiranës.

Ai ofroi mbështjen personale dhe institucionale të tijën dhe të Kryeministrit Rama për të tre të akuzuarit.

“Haki Çako dhe dy punonjësit e tjerë nuk kanë bërë asnjë përgjim dhe nuk kanë shkelur ligjin. Jam shumë i vetëdijshëm për këtë,” u shpreh ministri Tahiri.

Zoti Tahiri e quajti këtë vendim si dëshmi se opozita nuk e do reformën në drejtësi.

Hysni Çako akuzohet se sëbashku me dy zyrtarë të tjerë, ka futur në Shqipëri pajisjen e përgjimit pa autorizimet e nevojshme nga Prokurori i Përgjithshëm dhe dokumentacionet përkatëse, siç i parashikon ligji. Ai u pezullua sot nga detyra, ndërsa për dy zyrtarët e tjerë, Artion Duka  dhe Entjon Xhelili, u dha masa “arrest shtëpie”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>