Ministri Xhafaj "shtrembëron" takimin privat me ish-drejtorin e FBI-së

Ministri Xhafaj "shtrembëron" takimin privat me ish-drejtorin e FBI-së

Më 25 mars, ministri i ri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj pati një takim ish-drejtorin e FBI Louis Freeh. Në njoftimin për shtyp të Ministrisë, në lidhje me takimin shkruhej:

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, sot në ditën e parë të punës, zhvilloi një takim në zyrën e tij me z. Louis Freeh, një nga ekspertët më të njohur ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të drejtësisë, ish-Drejtor i FBI-së.

Zoti Freeh uroj ministrin Xhafaj për emërimin në detyrë, si dhe ofroi mbështetjen maksimale të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe FBI-së për forcimin e luftës kundër krimit dhe paligjshmërisë në vend.

Për fat të keq për ministrin Xhafaj, Zoti Freeh nuk është në pozitën e duhur për të premtuar diçka të tillë, pasi ai vizitoi Shqipërinë si qytetar i thjeshtë dhe jo si funksionar i FBI-së.

Në një intervistë për gazetën Panorama, Zoti Freeh shpjegoi se ka ardhur në Shqipëri veçanërisht për tu takuar me 3 000 muxhahedinët e strehuar gjatë viteve të fundit në Shqipëri me kërkesë të SHBA-ve.

I pyetur nga gazetarja Suela Xhonuzi nëse ai ka pasur ndonjë kontakt me zyrtarë shqiptarë apo me Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Zoti Freeh u përgjigj:

Unë nuk kam pasur ndonjë kontakt me Ambasadën Amerikane në Tiranë. Kam takuar disa nga zyrtarët e zgjedhur në Shqipëri dhe kjo për t’i falenderuar për humanizmin, mbështetjen, për mundësinë e lirisë që u kanë dhënë miqve të mi të MEK. Megjithatë unë nuk di shumë për situatën politike këtu.

Nga intervista e Zotit Freeh del qartë se ministri Xhafaj, në ditën e parë të punës, shfrytëzoi mundësinë për të keqinformuar qytetarët nëpërmjet departamentit të tij të marrëdhënieve me publikun.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>