
Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë sezonit turistik.
Përmes një postimi në Facebook, ministria paralajmëron se në plazhet e tejmbushura, ku pushuesit nuk respektojnë distancimin social, rreziku për tu infektuar me Covid-19 është i lartë.
Ministria thekson se ruajtja e higjienës personale, mbajtja e maskave dhe ruajtja e distancave nga të tjerët janë të vetmet mënyra se si mund të shmangim infektimin me Covid-19 edhe gjatë pushimeve në plazh.