
Ministria e Shëndetësisë do të punësojë 50 mjekë dhe infermierë, stafë shtesë, për të ndihmuar mjekët që do të punojnë në spitalin Covid-3, ish-Kirurgjia në QSUT.
Lajmin e bëri publik ministrja Manastirliu të hënën gjatë një vizite në QSUT. Ajo tha se spitali Covid-3 do të hapet nëse do të ketë shtim të pacientevë në spitalin Infektiv Covid-1 dhe në Sanatorium Covid-2.
Prej disa javësh, me shtimin e numrit të të infektuarve ditorë dhe të pacientëve që kanë nevojë për trajtim në spital, ka nisur puna për përgatitjen e godinës së ish-Kirurgjisë së vjetër në spital Covidi.
Që prej 18 majit kur nisi hapja e vendit, numri i pacientëve që shtrohen në Infektiv është 5 fishuar.
Në 18 maj në spital kishte vetëm 15 pacientë, ndërsa sot, 29 qeshor janë të shtruar 84 pacientë, 11 prej të cilëve në gjendje të rënduar dhe 2 të intubuar.