
Ulja e temperaturave në vend ka bërë që Ministria e Arsimit të reagojë lidhur mbajtjen e dritareve hapur gjatë mësimit në klasa si pjesë e masave kundër COVID-19.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thekson se dritaret nuk ka nevojë të mbahen të hapura gjatë gjithë kohës por mjafton ajrosja e klasës 5-6 gjatë kohës së mësimit.
“Në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndryshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës.”
Më tej, Kushi kërkon nga institucionet arsimore zbatimin e këtij rregulli duket u kujdesur për mbajtjen e një temperature konstante në klasë.