Të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të shtatën do të marrin librat shkollorë falas.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi, të mërkurën, se me dhënien e librave falas për këto nxënës ulet barra financiare ndaj prindërve.
Po ashtu ajo tha se librat do të jepen falas dhe për ë gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të, pra nxënësit e familjeve në nevojë.
Një ditë më parë, ministria e Arsimit njoftoi se nxënësit do të rikthehen në shkolla në shtator.
Ministria ende po punon për protokollet e sigurisë që do të zbatohen.