Nxënësit e klasave të 9-ta të arsimit në arsimin parauniversitar do të nisin provimet e lirimit në 16 qershor.
Sipas udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, provimi i parë do të jetë në lëndën “Gjuhë shqipe” do të jepet më 16 qershor.
Provimi i dytë, ai i lëndës së “Matematikës” do të jepet më 21 janar.
Ndërsa testi i gjuhës së huaj do të jepet më 25 qershor.
Për nxënësit e pakicave kombëtare, provimet e lirmit do të nisin më herët, në datën 11 qershor, ku ata do të zhvillojnë provimin në lëndën “Gjuhë amtare”.
Çdo provim do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.