
Mësimi në universitete për këtë vit shkollor do të nisë në 2 nëntor.
Vendimi u mor të martën nga ministrja e re e Arsimit Evis Kushi.
Në të gjithë universitetet e vendit aktualisht po zhvillohet faza e dytë e regjistrimeve, ndërsa pritet të ketë dhe një fazë të tretë deri në mes të tetorit.
Mësimi në universitete do të zhvillohet duke respektuar protokollet e ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.