Ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi urdhëroi sot një hetim mbi punën e hipotekës, nisur nga deklarata e Kryeministrit Rama për bllokim të paligjshëm të dhënies së çertifikatës së pronësisë në Vorë.
Në deklaratën për shtyp të Ministrisë shkruhet se “pavarësisht informacioneve pararake, Ministri i Drejtësisë, për të bërë transparencë të plotë mbi këtë çështje, ka urdhëruar kryerjen e një hetimi të plotë administrativ mbi këtë problematikë.”
Gjithashtu Ministri Bardhi i bënë thirrje çdo subjekti politik, I cili ka “informacion për pengime artificiale që i bëhen qytetarëve për qëllime politike apo shkaqe të paligjshme, të informojë menjëherëMinistrinë e Drejtësisë, duke garantuar veprimin tonë të menjëhershëm për respektimin e ligjit.”
Sot paradite Kryeministri Rama, gjatë një takimi electoral në Vorë u shpreh se në “Vorë 3 mijë familje që kanë marrë lejen dhe s’marrin dot hipotekat. Hipotekat janë të bllokuara nga tepsia”.
Pas deklaratave të Kryeministrit Rama, reagoi nënkryetari i LSI-së Luan Rama, i cili tha se:
“Më lejoni të bëj të ditur me faktin që Hipotekën në Qarkun e Tiranës, Hipotekën në Durrës, Vlorë, Elbasan dhe 80 përqind e kanë njerëzit e emëruar prej tij. Unë i ftoj të tre mijë familjet e Vorës që të paraqiten nesër pranë Hipotekës së Tiranës për të marrë aktet e pronësisë meqenëse tani zotëria në fjalë ka gjithë pjesën e tepsisë”.