Ministria e Kulturës riprodhon në Tiranë instalacionin e Firences

Ministria e Kulturës riprodhon në Tiranë instalacionin e Firences

Dy ditë më parë, Ministria e Kulturës vendosi instalacionin e Fjalorit të Gjuhës Shqipe në Sheshin Skendërbej, me rastin e muajit të librit.

Instalacioni është funksional dhe qytetarët, përmes një monitorit të lidhur me të, mund të kërkojnë cilëndo fjalë të gjuhës shqipe.

Në një postim në Facebook, Ministrja Elva Margariti shkroi:

“Po e përmbyllim Tetorin e Librit me një instalacion në Sheshin “Skënderbej”, një libër gjigant, ndoshta më i rëndësishmi:
“Fjalori i Gjuhës Shqipe”, botim i Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë.”

Një instalacion i ngjashëm më këtë në Tiranë, është vendosur disa javë më parë në Firence të Italisë, në një nga sheshet kryesore të qytetit, Santa Croce.

Instalacioni i fjalorit të gjuhës italiane vendosur në Firence

Me titullin #paroledasalvare (#fjalëqëduhenruajtur), instalacioni i fjalorit të gjuhës italiane synon të kthejë në vëmendje të qytetarëve dhe të ruajë mbi 3 mijë fjalë të italishtes që rrezikojnë të harrohen.

Për vendosjen e instalacionit u zgjodh sheshi Santa Croce, në të cilin ndodhet dhe statuja e Dante Alighierit, një ndër figurat kryesore të letërsisë italiane dhe botërore, me origjinë nga Firence.

Ky projekt u ideua nga shtëpia botuese italiane Zanichelli në bashkëpunim me shtëpinë e modës MSGM, e cila ka përfshirë pesë fjalë të gjuhës italiane në koleksionin e saj të ri të veshjeve.

Instalacioni do të lëvizë nëpër qytetet kryesore të Italisë në javët në vazhdim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>