Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë që mësimi në universitet të zhvillohen në auditore.
Një kërkesë drejtuar MSH, Kushi kërkoi që studentët e vitit të parë të zhvillojnë mësim në auditore të paktën 1 javë.
Kjo kërkesë është refuzuar nga MSH, me argumentin se universitetet janë vatra të koronavirusit.
Kërkesë e Ministres Kushi erdhi pas vendimit për mbylljen e universiteteve dhe kalimin e mësimit online.
Ky vendim ka ngjallur pakënaqësi të studentët të cilët kanë paralajmëruar një protestë më 2 nëntor në orën 10:00.