Ministria nis hetimet për të zbuluar organizatorët e grevës së urisë në burgje

Nga Exit News
Ministria nis hetimet për të zbuluar organizatorët e grevës së urisë në burgje

Ministria e Drejtësisë ka nisur hetimet për të gjetur ‘organizatorët’ e grevave të urisë të të burgosurve në burgjet e Peqinit e Reçit.

Një ditë pasi ministria arriti të shuajë grevat, ajo kërkon të zbulojë organizatorët, të cilët sipas saj tentuan të destabilizojnë situatën në burgje.

Në deklaratën për shtyp të ministrisë theksohet se ‘shkaku kryesor i fillimit të grevës është inicuar nga subjekte të Regjimit 41bis pavarësisht përhapjes së saj edhe në grup të dënuarish të tjerë në disa institucione të tjera.’

Prej disa ditësh të burgosurit dhe të arrestuarit në dhomat e paraburgimit në burgun e Peqinit kishin nisur grevën e urisë.

Greva nisi pak ditë pasi një grup të dënuarish po në këtë burg refuzuan ushqimin në shenjë proteste në mbështetje të dy të burgosurve, Albion Aliko dhe Genci Ballës, të cilët u çuan në regjimin e izolimit ’41-bis’.

Të burgosurit pretenduan se në burg po u shkelen të drejtat bazike të njeriut.

Një ditë më parë, në 9 tetor, një grup i dërguar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë bindur të burgosurit të dalin nga greva. Nuk dihet ende se cilat kanë qenë premtimet e ministrisë që kanë bindur të burgosurit.

Për shkak të grevës, Ministria shkarkoi dhe drejtorin e burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>