Brenda kësaj jave Ministria e Shëndetësisë do të vendosë se kur do të fillojnë testet seroligjike tek qytearët. Lajmin e njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Testimi serologjik bëhet nëpërmjet gjakut dhe tregon nëse personi ka antitrupa ndaj Covid-19.
Në një intervistë në emisionin “Open”, ministrja gjithashtu ka përgënjështruar një lajm që ka qarkulluar në media, për një mjek që ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.
“Është një informacion i rremë. Na ka ardhur shumë keq. Kemi apeluar për mediat për tu referuar burimeve zyrtare. Të kujdesen që informacionet të dalin nga burimet zyrtare për personat konkret.” – tha Manastirliu.