Ministrja austriake vlerëson Shqipërinë për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm - Exit | Shpjegon Shqipërinë

Ministrja austriake vlerëson Shqipërinë për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm

Nga Exit News
Ministrja austriake vlerëson Shqipërinë për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm

Ministrja austriake për Evropën Karoline Edtstadler u shpreh se Shqipëria duhet të vazhdojë punën për ndalimin e emigracionit të paligjshëm, formimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

Në konferencën për shtyp me ministren e Jashtme Xhaçka, sot, 6 maj, ajo vlerësoi punën e bërë nga vendi jonë në luftën kundër emigracionit: “52 mijë emigrantë janë ndaluar në rajonin e Ballkanit”.

“Ne po punojmë për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendet duhet të punojnë për “shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut janë të drejta themelore”, shtoi ministrja.

Ministrja vizitoi sot vendin tonë si pjesë e ekipit për dërgimin e vaksinave Covid-19 në Ballkanin Perëndimor. Ajo u takua me Presidentin Meta dhe ministren Xhaçka.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>