Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se buxheti prej 49.3 miliardë lekësh për mirëmbatjen e rrugëve është i pamjaftueshëm, duke i kërkuar Kuvendit një shtesë prej 14,5 miliardë lekësh.
“Buxheti 2021 është specifik, dhe është i parashikuar për tu përballur me një vit jo të lehtë. Por duhet pasur parasysh që MIE ka kantiere të hapura që duhet të përfundojnë disa në vitin 2021, por ne parashikojmë që të hapim edhe disa kantiere të tjera në vitin 2021. Ky buxhet jep 49.3 mld lekë për MIE, kemi një rritje prej 4.2 miliardë lekë. Ky buxhet mbulon vetëm 45% të nevojave tona. Në total kërkojmë 14.5 mld lekë shtesë”
Ministrja Balluku deklaroi se fondet e vendosura në buxhet për vitin 2021 plotëson 30 përqind të nevojave për transportin detar
“Transporti detar është shumë i rëndësishëm, ne kemi nisur proceduar edhe për spostuar portin e Durrësit, ky program është buxhetuar me 155 milionë lekë ndërkohë nevoja është 534 ,mln lekë vetëm 30% e nevojave. Kërkohet shtesë fondesh për të realizuar objektivat në portin e Durrësit dhe Vlorës. Kërkojmë shtesë 200 milionë lekë për shpenzimet e brendshme, 10 milionë lekë shpenzime të jashtme”