Ministrja Balluku mohon akuzat e PD për blerje votash përmes legalizimeve

Nga Exit News
Ministrja Balluku mohon akuzat e PD për blerje votash përmes legalizimeve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj saj nga Partia Demokratike për blerjen e votave në këmbim të legalizimit të banesave.

Gjatë një interviste në Euronews, Balluku iu përgjigj akuzave duke thënë se pretendimet e PD-së nuk bazohen në fakte dhe prova.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi publikoi një ditë më parë një bisedë në “Whatsapp” e cila sipas tij tregon se si PS jep leje legalizimi në këmbim të votës.

Sipas ministres Balluku biseda e publikuar tregon mënyren se si punohet në terren dhe në asnjë pjesë të saj nuk flitet për blerje votash.

“Nuk pashë ndonjë blerje votash, ndonjë fjali ku shkëmbeheshin vota, ishin njerëz të cilët kujdeseshin për familje në proces legalizimi. Nëse do të kishim përdorur shtetin nuk do të shikonim koordinatorët të lutem, aman kur i vjen radha kësaj shtëpie”, deklaroi Balluku.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>