Ministrja e Drejtësisë njofton ndryshimet në Kodin Penal: Konfiskimi i pasurisë të jepet në çdo rast

Nga Exit News
Ministrja e Drejtësisë njofton ndryshimet në Kodin Penal: Konfiskimi i pasurisë të jepet në çdo rast

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njoftoi sot se ka nisur puna për të ndryshuar Kodin Penal.

Në një komunikim me gazetarët sëbashku me drejtorin e Magjistraturës, Arben Rakipi, Gjonaj tregoi se ndryshimet kryesore në Kodin Penal do jenë në lidhje konfiskimin e pasurisë së bizneseve dhe viktimën gjatë procesit penal.

Propozimi i qeverisë është që konfiskimi i pasurisë së biznesit të bëhet në çdo rast dhe i detyrueshëm duke ja hequr të drejtën gjykatës të vendosë rast pas rasti.

“Nisur nga rastet kur kriminaliteti goditet në qendër të tij, ne kemi bërë të detyrueshme, dënimet plotësuese që lidhen konfiskimin apo mbylljen e biznesit që vënë aktivitetit në shërbim të krimit. Kemi menduar konfisikimin e detyrueshëm jo për t’ia lënë në dorë oportunitetit të gjykatave.”

Sipas Kodit Penal aktual parashikohet që në raste të dënimit të një personi, gjykata mund të japi përveç dënimit kryesor (me burg ose gjobë) dhe një dënim plotësues. Por kjo mbetet në gjykimin e saj.

Është ende e paqartë nëse do të ketë kritere për caktimin e dënimit me konfiskim të pasurisë apo do të jepet në çdo rast dhe për çdo vepër penale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>