Ministrja e Jashtme e Kosovës akuzon Serbinë për fshehje të trupave shqiptarë

Nga Exit News
Ministrja e Jashtme e Kosovës akuzon Serbinë për fshehje të trupave shqiptarë

Serbia është duke fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë në varreza masive në Serbi tha ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, në një deklaratë për media, më 18 nëntor.

Haradinaj-Stublla i referohet gjetjeve të mbetjeve mortore më 16 nëntor në afërsi të Rashkës në Serbi, tëcilat dyshohet se janë viktima shqiptare.

Në Serbi “vazhdojnë të fshehin krimet monstruoze të kryera në Kosovë, duke mos treguar vendndodhjen e mbetjeve mortore të qytetarëve të pafajshëm, të vrarë nga forcat paramilitare serbe, trupat e të cilëve janë fshehur qëllimisht në varrezat masive nëpër Serbi.”

Ajo ka thënë se në krye të Beogradit janë ish funksionarë të Millosheviçit të cilët duan të fshehin krimet.

Informacionin mbi zbulimin e mbetjeve mortore në Kizhevak, afër kufirit me Kosovën, fillimisht më 16 nëntor e bëri të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu. Ai konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>