Ministrja e Kulturës Kumbaro i kërkon llogari ish-Ministres së Kulturës së Francës

Ministrja e Kulturës Kumbaro i kërkon llogari ish-Ministres së Kulturës së Francës

Pak ditë më parë, ish Ministrja franceze e Kulturës Aurelie Filippetti ironizoi reformën për zgjedhjet e brendëshme në partinë socialiste të Presidentit Hollande si ëndërr për të zhvilluar “zgjedhje alla shqiptarçe me vetëm një kandidat” duke qenë se ato lejonin zgjedhje edhe me vetëm një kandidat.

Sipas revistës Franceze L’Obs, krahasimi i Filippettit nuk i ka pëlqyer Minisitres së Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, e cila e habitur ka telefonuar Filippettin për t’i kërkuar sqarime.

Sipas l’Obs, Filippeti e ka siguruar Kumbaron se në paralelizmin e saj ajo nuk ka pasur parasysh Partinë Socialiste të sotme të Shqipërisë, por ish-Partinë e Punës së Shqipërisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>