
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se janë siguruar vaksinat falas për gripin për shtresat në nevojë.
Gjatë vizitës së saj në Qendrën Shëndetësore numër 6, Manastirliu tha:
“Ne jemi të angazhuar për të siguruar programin e vaksinimit dhe këtë vit kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit falas për kategoritë në nevojë, sipas përcaktimeve të Institutit të Shëndetit Publik”.
Ndërkohë shefja e Departametit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino pohoi Shqipëria do të sigurojë vaksinën e duhur kundër koronavirusit dhe se po punohet në këtë drejtim.
“Akoma bota nuk ka një vaksinë të sigurt, janë pothuajsë 7 vaksina të cilat e kanë kaluar fazen e dytë, janë vaksina tepër premtuese dhe ka inisiativa të ndryshme. Një inisiativë është inisiativa botërore e COVAX, një inisiativë e shumë vendeve dhe shumë partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e vaksinimit nën udhëheqjen e OBSH. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurt”