Ministrja e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe Nadine Dorries rezultoi positive me koronavirus. Ky fakt u bë i ditur nga vet ajo në faqen e saj zyrtare në Tëitter.
Ajo është vetizoluar ndërkohë pohoi se mamaja e saj 84 vjeçarë mund të jetë infektuar nga ky virus.
Ministrja Dorries kishte patur më herët takim me kryeministrin britanik Boris Johnson, gjithashtu dhe me anëtarë të parlamentit britanik.
Ndërkohë deputetja Rachael Maskell pohoi se do të vetizolohet për shkak të takimit me ministren Dorries pak ditë më parë.
Parlamenti britanik vendosi në fillim të javës pezullimin e punimeve për shkak të koronavirusit.