Ministrja Gjonaj e quan të vonuar arrestimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha

Nga Exit News
Ministrja Gjonaj e quan të vonuar arrestimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është shprehur se arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha është “një mesazh i qartë për të gjithë ata gjyqtarë që vijojnë me vendime të paligjshme.”

Sipas Gjonajt vendimi për gjyqtaren është i vonuar pasi “Ministria e Drejtësisë që në janar të 2020 ka dërguar dosjen në KLD dhe në prokurori”.

Në një intervistë në Report TV, Gjonaj pohoi se “i është kërkuar edhe vettingut  që të kishte prioritet për këtë gjyqtare”.

Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në burg gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha pasi ajo u arrestua nga SPAK nën akuzat për korrupsion.

Gjonaj tha se për shkak të gjyqtarëve të tillë është dhënë “një mesazh negativ duke inkurajuar të gjithë ata subjekte që duan të lirohen në mënyrë të paligjshme”

Ministrja paralajmëroi se ka shumë dosje gjyqtarësh dhe prokurorësh që priten të hetohen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>