Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pohoi sot se arritjet më të mëdha të këtij viti për reformën në drejtësi ishin zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe krijimi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Në një konferencë për shtyp ajo u shpreh:
“Sa i përket reformës në drejtësi mendoj qe periudha tranzitore ka zgjatur më tepër se çduhet. Ky vit ka shënuar dy rezultate të rëndësishme, SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.”
Zonja Gjonaj tha se 2020 do ta gjejë vendin me një Gjykatë të Lartë, ndërsa shtoi se gjatë vitit të ri do të nisin fushatën për zgjidhjen e çështjeve me ndërmjetësim në mënyrë që të ulet numri i çështjeve në gjykata.