Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se mësimi në arsimin parauniversitar do të fillojë me 11 janar. Gjatë një vizite në një nga shkollat në Pustec, sëbashku me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, Kushi u shpreh se Komiteti i Ekpertëve ka vendosur këtë datë për rifillimin e shkollës pas pushimeve të dimrit.
“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”
Më herët, ministria kishte vendosur që shkolla të niste në 4 janar. Prej 1 dhjetori, mësimi në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme zhvillohet i alternuar, një pjesë në klasa dhe një pjesë virtualisht.
Shkollat private dhe shkollat që nuk kanë numrat të lartë të nxënësve do të vazhdojnë mësimin në klasë. Ndërsa universitet do të vazhdojnë mësimin online.