Ministrja Kushi: Po trajnohen 1200 mësues, janë hapur 47 mijë klasa online

Nga Exit News
Ministrja Kushi: Po trajnohen 1200 mësues, janë hapur 47 mijë klasa online

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se 1200 mësues janë duke u trajnuar për mësimin onlinë dhe janë hapur 47 mijë klasa virtuale.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Edukimit, Kushi u shpreh:

“Po trajnohen 1200 mësues për mësimin online. Jane 47 mije klasa virtuale janë hapur llogaritë personale te nxenesve me platformën akademia .al

Për këtë arsye do të ketë edhe një rritje të buxhetit për arsimin, që do të shkojnë edhe për pagat më të larta të mësuesve vitin e ardhshëm si dhe për rindërtimin e 92 godinave arsimore të dëmtuara nga tërmeti.”

E pyetur përse nuk testohen të gjithë mësuesit, Kushi pohoi se kjo nuk është strategjia e duhur, duke theksuar se testimi bëhet ndaj kontakteve të të infektuarve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>