Ministrja Kushi thirrje për monitorim të mësimit online

Nga Exit News
Ministrja Kushi thirrje për monitorim të mësimit online

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i kërkoi të enjten drejtuesve arsimore në zonat me risk të lartë të monitorojnë mësimin online gjatë këtyre dy javëve.

Përmes një postimi në Facebook, Evis Kushi shkruan se ato duhet të sigurohen që nxënësit të ndjekin mësimin në platformat online.

“Gjatë takimit, u kërkova të gjithëve që të shtojnë vëmendjen për monitorimin e vazhdueshëm të zhvillimit të mësimit “online”, duke siguruar që nxënësit dhe mësuesit po përdorin në mënyrë efektive kanalet alternative për procesin mësimor: atë të platformës “Akademi.al”, kanalin e dedikuar “RTSH Shkollë” dhe kanalin në “Youtube” të MASR.”

Ndërkohë Kushi i bëri thirrje shkollave të cilat vijojnë mësimin e alternuar të bëjnë kujdes me respektimin e masave anti-Covid.

Ditën e mërkurë Komiteti Teknik njoftoi se shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë, si në Tiranë, Durrës, Lezhë, Lushnje, Kamëz, Berat, Gjirokastër, Fier do të zhvillojnë mësimin online nga 11 shkurt deri në 26 shkurt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>