Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria ka vendosur në dispozicion 1,2 miliardë lekë për rimbursimin e ilaçeve kundër Covid-19.
Gjatë inspektimit të Qendrës Shëndetësore numër 4, Manastirliu pohoi se:
“Janë dy skema mjekimi që do të rimbursohen 100% falas, me një financim prej 1.2 miliardë lekë nga qeveria shqiptare. Ky është një investim për shëndetin dhe një mbështetje më shumë për familjet, në mënyrë që të kemi mundësi, e para që të lehtësojmë familjet duke i rimbursuar nga buxheti i shtetit, por edhe për të disiplinuar protokollet e trajtimeve, që është edhe kjo është shumë e rëndësishme”
Ajo i bëri thirrje qytetarëve të lidhen me mjekun e familjes nëse ata kanë simptoma të Covid-19.
Ministrja Manastirliu shtoi se buxheti 2021 ka një rritje me 23 përqind të parave për shëndetësinë.