
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bëri thirrje të rinjve të respektojnë masat kundër Covid-19, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e virusit.
Në një postim në Facebook, Manastirliu pohoi se në spitalin Infektiv janë shtruar të rinj me simpotoma të rënda Covid-19.
“Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe.
Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!”