Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se në QSUT është realizuar për herë të parë implanti koklear për fëmijët që nuk dëgjojnë, me financim të plotë nga shteti.
Kjo ndërhyrje aplikohet të fëmijët të cilat janë të shurdhët që prej lindjes dhe i garanton atyre kthimin e dëgjimit.
Ajo pohoi se ndërhyrjet janë realizuar në 5 fëmijë të moshës nga 2 deri në 7 vjeç në shërbimin e Otorino-Laringologjisë në QSUT.
“Për mua është ndër lajmet më të gëzuara që ja mbërritëm kësaj dite për të realizuar implantin koklear. Kjo është realizuar falë ekspertizës së mjekëve por edhe mbështetjes së qeverisë për sigurimin e financimit për paketën falas të implantit koklear. Janë pesë fëmijë që do t’u rikthehet dëgjimi dhe integrohen plotësisht në jetën sociale dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë paketë falas”