Ministrja Xhaçka i konsideron zgjedhjet në Kosovë vendimtare për shqiptarët

Nga Exit News
Ministrja Xhaçka i konsideron zgjedhjet në Kosovë vendimtare për shqiptarët

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka i ka konsideruar zgjedhjet që mbahen sot në Kosovë, të rëndësishme  për të gjithë shqiptarët.

Në një shënim në Facebook, Xhaçka uron Kosovën për një garë të qetë e qytetare.

Sipas ministres kjo është koha “për t’i treguar Europës e botës maturi e mençuri”.

“Kjo është një kohë vendimtare për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e kudo” shkruan Xhaçka.

Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme për të zgjedhur parlamentin e ri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>