Minsitria e Shëndetësisë: Kufizimet aktuale do të rishikohen më 25 mars

Nga Exit News
Minsitria e Shëndetësisë: Kufizimet aktuale do të rishikohen më 25 mars

Ministria e Shëndetësisë, duke iu përmbajtur vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka ndryshuar kohëzgjatjen e kufizimeve për grumbullimet.

Vendimi i gjykatës erdhi pas një padie të ngritur nga Partia Republikane, e cila kërkoi shfuqizimin e urdhrit që ndalon grumbullimet në kohë pandemie në prag të fushatës elektorale.

Në urdhrin e publikuar në Fletoren Zyrtare thuhet se ndryshon togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë”, i cili zëvendësohet “deri në datën 25.3.2021”.

Kjo do të thotë se kufizimet aktuale do të zgjasin deri më 25 mars, një muaj para zgjedhjeve.

Më pas ato do të rishikohen nga Komiteti Teknik, bazuar në vendimin e Kushtetueses.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>