PS, LSI e PD votuan sot në parim draftin për reformën në drejtësi. Ky votim i hap rrugën diskutimit nen për nen që do të nisë nesër.
Kryeministri Rama e ka quajtuar votimin si një hap të rëndësishëm drejt miratimit të reformës. Ndërsa, deputeti demokrat Eduard Halimi deklaroi se kjo votë thjesht i hap rrugën diskutimit të detajuar për çdo amendament dhe se ka ende nevojë për diskutime për çështje politike.
Çështjet kryesore që kanë nevojë për dakordësim janë ato lidhur me emërimet në krye të Gjykatës së Posaçme dhe Prokurorisë së Posaçme.
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi u bë pa praninë e mediave.