SHBA-të miratuan antiviralin Veklury (remdesivir) për përdorim tek pacientët e sëmurë me koronavirus.
Ilaçi mund të përdoret për të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 12 vjeç, të shtruar në spitale.
Veklury duhet të administrohet vetëm në spitale. Ky është trajtimi i parë kundër Covid19 i miratuar nga administrata amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet.
Miratimi i ilaçit erdhi pas të dhënave të tre provave klinike të pavarura, që përfshinë pacientë me simptoma të mesme deri të rënda të Covid-19.