
Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën e saj zgjedhore në një organizim në Sheshin Skënderbej ku ndodheshin 153 kandidatët për deputet.
Kandidatët kanë vazhduar me mesazhet dhe thirrjet për të votuar PS.
Petrit Malaj, kandidat për qarkun e Kuksit, tha se e pranoi ftesën e Ramës për të kandiduar vetëm në këmbim të premtimit se ndryshimet që kanë ndodhur do të vazhdojnë.
Hatixhe Konomi, kandidate në qarkun e beratit tha se qyteti kishte vuajtur nga thundra e Metës dhe e LSI, që la në trashëgim një pushtet lokal, fisnor dhe dembel.
Kryesuesja e listës së PS në Korçë, Sorina Koti, ka thënë se projektet madhore që kanë zbatuar e kanë kthyer qytetin në destinacion turistik.
Të njëjtën gjë ka thënë edhe kandidatja e qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro.
Ajo tha Rilindja Urbane ishte një vizion që i ktheu bashkitë e qarkut të Gjirokastrës një sinonim të turizmit.