Mitrovicë, prishet një mur, ndërtohet një tjetër

Mitrovicë, prishet një mur, ndërtohet një tjetër

Një strukturë betoni do të zëvendësojë murin në veri të Mitrovicës, që u prish ditën e djeshme. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq për RadioTelevizionin e Serbisë.

Media Zëri.info shkruan se struktura e re e betonit, sipas Rakiq, do të garantojë siguri për qytetarët e Mitrovicës së Veriut.

Po ashtu Natalya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Prishtinë, konfirmoi lajmin për ndërtimin e strukturës, kur deklaroi:

Bashkësia ndërkombëtare do ta mbështesë çdo iniciativë. Nuk do të ketë më mure, por do të ketë një konstruksion tjetër. Do të jenë disa shtylla metalike që do të pengojnë qasjen e automjeteve në sheshin i cili do të jetë shumë i bukur.

Muri që u prish dje, u ndërtua në dhjetor  në mënyrë të paligjshme nga strukturat serbe.  Ndërtimi i tij shkaktoi debate të forta në opinionin publik. Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë për prishjen e tij, por në fund strukturat serbe në veri të Mitrovicës pranuan ta shembin vetë murin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>