Senatori Mitt Romney është i vetmi dhe i pari senator republikan i njohur që marshoi në krah të protestuesve ditën e dielë në Uashington, në protestën kundër racizmit, të nisur pas vdekjes së George Floyd në Minneapolis dy javë më parë.
Romney tha në një intervistë se ai donte “të gjente një rrugë për t’i dhënë fund dhunës dhe që njerëzit ta kuptojnë se jeta ka rëndësi pavarësiht nga ngjyra”.
Më pari ai postoi në facebook një foto të babit të tij, guvernator i Miçiganit, duke protestuar për të drejtat e njeriut në 1960.
Ditën e dielë më shumë se 10 mijë njerëz dolën në rrugën e Uashingtonin, për të protestuar kundër racizmit.