Ne kemi punuar dhe i kemi shërbyer pacientëve pa menduar për veten tonë”, shprehet kryeinfermierja e Urgjencës Adelina Dragoti, në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, në një video të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Në video mjekët dhe infermierët e spitalit Covid-2 tregojnë eksperiencën dhe përjetimet e tyre gjatë pervojës së punës me të sëmurët me koronavirus:
“Po shkoj në shtëpi gjithë stres pasi 2 vajzat e mia kanë nevojë për mua. Ruhem, ruhem që ato mos të infektohen”– kryeinfermierja Lediana Hida.
”Ishte vërtet shumë i vështirë pasi edhe hera e parë në këtë situatë”– infermieri i Urgjencës, Sofokli Hoxha.
”Momenti i parë kishte disa elementë, ankthin, stresin dhe frikën nga infektimi por ishte dhe diagnoza pasi hera e parë që përballeshim me këtë”- shef i imazherisë, Dr. Pëllumb Hysko.
”Familjen kam një muaj e gjysëm pa e parë, që kur ne u shpallëm COVID-2. Nuk kemi vajtur, normalisht flasim me WhatsApp, Skype por pjesa e kontaktit kemi 1 muaj e gjysëm”- u shpreh penumologia Irma Tashi.