Mjekët italianë padisin qeverinë për kërkesën e vaksinimit me detyrim

Nga Exit News
Mjekët italianë padisin qeverinë për kërkesën e vaksinimit me detyrim

Qindra punonjës të kujdesit shëndetësor në Itali kanë nisur një betejë ligjore kundër kërkesës për vaksinim të detyrueshëm ndaj Covid-19, sipas raporteve të medias. Padia do të gjykohet në 14 korrik.

“Kjo nuk është një betejë nga anti-vaksinistët, por një betejë demokratike”, u citua avokati kushtetues Daniele Granara, i cili ndihmoi në ngritjen e çështjes në gazetën ‘Giornale di Brescia’. “Ne i detyrojmë njerëzit të rrezikojnë nën kërcënimin e mos lejimit të ushtrimit të profesionit të tyre”, shtoi ai.

Që nga prilli, çdokush që punon në pozicione shëndetësore publike, private, përfshirë farmacitë dhe zyrat e mjekëve, kërkohet të vaksinohet kundër Covid-19 ose të pezullohet pa pagesë, përveç nëse punëdhënësi i tyre mund t’i caktojë ata në një pozicion më pak të rrezikshëm.

Sipas shifrave të fundit zyrtare, 45,750 nga 1,9 milion punonjës të kujdesit shëndetësor me rrogë nuk kanë marrë ende një dozë të vetme vaksine.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>