Mjekët me Bashën, shprehin shqetësimet për luftën kundër Covid-19

Nga Exit News
Mjekët me Bashën, shprehin shqetësimet për luftën kundër Covid-19

Kreu i PD-së, Lulzim Basha bashkëbisedoi me disa mjekë për situatën e Covid-19 në vend.

Mjekët pohuan se ka një mungesë të aparaturave në spitale.

“Por për shkak të situatës që është, njerëzit e kanë të nevojshme. Duhet patjetër të përdorin oksigjeno-terapinë. Sofizma të tilla që nuk bën mrekullinë oksigjeno-terapia, për mua janë të papranueshme. Në këtë aspekt do të thoja që ndoshta do të ishte mirë sikur të krijoheshin reparte ku nuk ka nevojë për ndjekje intensive në atë staf mjekësor”, u shpreh njëri prej mjekëve.

Mjekët i thanë Bashës që qeveria duhet të vendosë në dispozicion spitalet rajonale dhe gjithashtu të trajnojë mjekët atje për të përballuar fluksin e infeksioneve me koronavirus.

Ata thanë se qeveria nuk ka marrë asnjë hap për këtë gjatë muajve të verës.

“Duke futur në lojë spitalet rajonale, duke shtuar testimet, çfarë ndodh? Që aty fillon momenti kur testohet individi, kapet vatra dhe arrihet që që në fazën e parë të ndalohet fluksi. Është bërë si dinamikë një e dy a ta bie në Tiranë! Ku do e biesh në Tiranë? Po këtë nuk e merr askush përsipër” u shpreh një tjetër mjek.

Basha pasi dëgjoi mjekët, i bëri thirrje qeverisë të marrë masa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>