Mjekët nuk kanë antitrupa ndaj Covid-19

Nga Exit News
Mjekët nuk kanë antitrupa ndaj Covid-19

Më shumë se 8 mijë testime për antitrupa ndaj koronavirusit janë kryer mbi stafin mjeksor në të gjithë Shqipërinë. Lajmin e dha Vjollca Duro nga Laboratori i Mirkobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

“Deri më datë 7 Korrik 2020 janë kryer 8020 testime serologjike të kryera në 4010 individë. Testimi serologjik për përfshin testimin për dy antitrupa, pra një person kryen dy teste serologjike për antitrupat ndaj SARS COV2”, u shpreh prof. Duro.

Deri tani rezultatet tregojnë se bluzat e bardha nuk kanë nivel të lartë të antitrupave për koronavirusin, tregon Duro për News24.

Ky lloj testimi ka nisur prej disa javësh në stafet mjekësore dhe Ministria premtoi se do të merrej një vendim shpejt për nisjen e testimeve në popullatë, por kjo nuk ka ndodhur ende.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>