Sindikata e Punonjësve Shëndetësor kishte paralajmëruar një protestë një orëshe para QSUT ditën e enjte.
Në një njoftim për mediat, mjekët i kërkojnë qeverisë të garantojë paga dinjitoze si dhe garantimin e kushteve të sigurisë për mbrojtjen e shëndetin e mjekëve.
“Protesta ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19.”
Mbas këtij paralajmërimi kryeministri Rama i ka ftuar mjekët në takim në kryeministri në orën 9:00, një orë para protestës.