Përfaqësues të mjekëve dhe infermierëve do të takohen sot me përfaqësues në Ministrinë e Shëndetësisë, ku tema e diskutimit do jetë përmbushja e kërkesave të tyre.
Sipas BalkanWeb, takimi do të zhvillohet rreth orën 14:30 në ministri.
Cilat janë kërkesat e mjekëve?
- Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm
- Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
- Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
- Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.