Mjekja Tomini sqaron se nga çfarë varet rivendosja e karantinës

Nga Exit News
Mjekja Tomini sqaron se nga çfarë varet rivendosja e karantinës

“Karantina e parë dha efekte shëndetësore, psikologjike, ekonomike. Mbetet një opsion i fundit. Do të ezaurohen të gjitha opsionet e tjera më parë, dhe në fund do të shihet.”

Kështu u shpreh Eugena Tomini, shefja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, në një intervistë për News24, pyetur nëse karantina do të rivendoset në vend.

Zonja Tomini po ashu tha se baret dhe restorantet në zonën e ish-Bllokut do të mbyllen pasi janë bërë vatra për infektimin e qytetarëve. Vendimi përfundimtar për të do të merret në javën e parë të nëntorit.

Lidhur me situatën në spitale dhe mbingarkesën e tyre, Tomini tha se nëse numri i të infektuarve që kanë nevojë për trajtim do të rritet, atëherë do të nisë trajtimi i tyre dhe në spitalet rajonale:

“Nëse numri i infektimeve do të shtohet gjatë dimrit, sigurisht që do të hyjnë në lojë edhe 5 spitale rajonale, ai i Shkodrës, Durrësit, Fierit, Korçës, etj. Pas ezaurimit të katër spitaleve në Tiranë, do të hyjnë 5 spitale rajonale, e më tej edhe 5 spitale të tjera.”

Për spitalin Covid3, i cili është hapur një ditë më parë, Tomini sqaroi se cilët pacientë do të shtrohen në të:

“Te Covid-3 do të shkojnë raste të rënda, që kanë kaluar nga Covid-1 dhe Covid-2, por që vijojnë të kenë nevojë për trajtim spitalor. Drejtues i këtij spitali është prof. Arjan Harxhi.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>