Mjeku Artan Koni, anëtar i grupit Nisma Thurje ka akuzuar Institutin e Shëndetit Publik për mungesë strategjie për situatën pas heqjes së karantinës.
“Pas 3 muajsh gjendje te jashtezakonshme dhe kufizime lirie nga me absurdet, qeveria sillet me nje strategji te pergjithshme te tipit “e ka fajin populli”. Po ne QSUT kush e pati fajin, doktoret?” – shkruan Koni në Facebook.
Koni kërkon hetim nga prokuroria për mënyrën si është menaxhuar situata.
“Duhet urgjentisht te ngrihet nje grup pune me profesioniste jo-partiake, duhen anulluar te gjithe koncesionet jo te domosdoshme, duhet subvencionuar biznesi qe t’i zbatoje rregullat pa pasur friken e falimentimit”, përfundon mjeku.